Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHUMËLLOJSHËM

    mb.
    1. Që shfaqet në shumë trajta të ndryshme, që paraqitet në gjendje a në pamje të shumta e të ndryshme; që përbëhet prej shumë njësish a elementesh të ngjashme, i shumëllojtë, i larmishëm. Veprimtari e shumëllojshme. Lidhje të shumëllojshme. Natyra (bota) është e shumëllojshme. Materia dhe lëvizja janë të shumëllojshme.
    2. Që përbëhet nga lloje të ndryshme, që shfaqet në lloje të ndryshme. Bimë (lule) të shumëllojshme. Shpendë të shumëllojshëm. Lojëra të shumëllojshme. Prodhime të shumëllojshme. Nevoja të shumëllojshme.