SHUMËZOJ
kal.
- Riprodhoj me mjete teknike diçka të shkruar, shumëfishoj një tekst. Shumëzoj një shpallje (një thirrje). Shumëzoj me makinë shkrimi (në shtypshkronjë).
- Rrit, shtoj, shumoj. Shumëzojnë radhët.
- Rrit a shtoj shumëfish. Na shumëzon forcat. Shumëzojmë përpjekjet.
- mat. Bëj veprimin e shumëzimit. Shumëzoj dy numra. Shumëzoj shtatën me tetë.