Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHUMICË

    f. sh.
    1. Sasi e madhe a numër i madh njerëzish, sendesh etj.; kund. pakicë. Shumicë e madhe. Një shumicë njerëzish. Shitje me shumicë. Del (prodhohet) me shumicë.
    2. Pjesa më e madhe, numri më i madh nga një tërësi njerëzish, sendesh etj.; kund. pakicë. Shumica dërrmuese. Shumica e popullsisë. Shumica e nxënësve (e anëtarëve, e pjesëmarrësve). Shumica e shtëpive (e fshatrave). Shumica e votave (e votuesve). Shumica absolute (relative, e thjeshtë). Shumica votoi për të (ishte kundër). Pakica i nënshtrohet shumicës.
    3. Parti, grup partish ose fraksion i një partie, që ka numrin më të madh të votave në një asamble a parlament (në disa vende); kund. pakicë. Qeveri e shumicës. Partitë e shumicës. Deputetët e shumicës.