Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHURUP

    m. sh.
    1. Lëng pemësh me sheqer, i zier e i trashur së bashku me to kur bëhen reçel ose i përgatitur veç; pije freskuese që bëhet me një lëng të tillë dhe me ujë. Shurup i trashë (i hollë). Shurup portokalli (pjeshke, thane, qershie, trëndafili, manaferrash). Reçel me shumë (me pak) shurup. Iu trash shurupi glikosë. Pinë nga një shurup me ujë mineral.
    2. farm. Bar që është si lëng i trashë, i ëmbëlsuar me sheqer dhe që përgatitet zakonisht me lëngje bimësh ose me lëndë të tjera. Shurup për kollë. Shurup me vitamina. Pi një lugë shurup.