Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SHYQYR

    pasth. bised.
    1. Përdoret kur shprehim kënaqësinë, falënderimin a gëzimin për diçka. Shyqyr që erdhe! Shyqyr që shpëtuam! Shyqyr që të gjetëm! Shyqyr që u zgjove! Shyqyr që qeshi! Si i ke nga shtëpia? - Mirë, shyqyr!
    2. si em. ~, ~I m. sh. ~E, ~ET vjet., bised. Urim që i bëhej dikujt në një rast gëzimi; gosti që bëhej për një rast të tillë. Shkuan për shyqyr. Ditë shyqyri. Bëri shyqyr kur i lindi djali.

      Shprehje

      • Bëj shyqyr gëzohem, kënaqem me diçka, shpreh gëzimin për diçka. Ia di shyqyrin ia di të mirën, ia njoh vlerën.