Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SIMITE

    f. sh.
    1. Lloj buke e bardhë, e rrumbullakët dhe e lyer përsipër me të verdhë veze, që zihet me qiqra a me tharm. Simite të ngrohta. Tul simiteje. I butë si simite. Bën simite.

      Shprehje

      • I nxjerr si simitet nga furra e prodhon a e përgatit diçka shpejt e shpejt, pa i kushtuar kujdes cilësisë. E humbi si Xhaferi simiten shih te HUMB.