SIMPATIK
mb.
- Që të ngjall ndjenjën e simpatisë, që të bën për vete, që të tërheq me vetitë e tij; kund. antipatik. Njeri simpatik.
- Që është i hijshëm e tërheqës nga pamja; i këndshëm. Vajzë simpatike. Me fytyrë simpatike.
- fiziol. Që ka të bëjë me një pjesë të sistemit nervor vegjetativ. Nervat simpatike. Sistemi nervor simpatik.
Shprehje
- Bojë simpatike lëng pa ngjyrë, që bëhet i dukshëm vetëm pasi të ngrohet dhe që përdoret për të shkruar diçka të fshehtë.