SIRENË
If. sh.
- Pajisje që lëshon tinguj të mprehtë e të gjatë dhe që përdoret për të dhënë alarmin, për të paralajmëruar ose për të njoftuar diçka: sirena e lokomotivës (e fabrikës).
IIf. sh.
- mit. Figurë e mitologjisë greke, e përfytyruar si qenie me trupin si grua a si zog dhe me bisht si peshk, e cila rrinte mbi shkëmbinjtë e detit dhe me këngën e saj joshte anijetarët që të mahniteshin e të mbyteshin: kënga e sirenave.
- fig. libr. Grua e bukur dhe shumë tërheqëse.