Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SISTEMOJ

    kal.
    1. Vë në rregull diçka; vë çdo gjë në vendin e vet. Sistemoi librat (dokumentet). Sistemoi veglat në vendin e punës. Sistemoi shtëpinë.
    2. I bëj punimet e rregullimet e nevojshme diçkaje për ta sjellë në gjendjen e duhur. E sistemuan rrugën.
    3. I përmbledh, i lidh dhe i vë në një sistem, sistematizoj (dijet, të dhënat etj.). Sistemon dijet (njohuritë).
    4. E rregulloj dikë në një punë, në një shtëpi, etj. sipas nevojës e kërkesave. E sistemuan në punë. I sistemuan të gjithë në lagjen e re. Sistemuan të porsaardhurit.