Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SKAJ

    m. sh.
    1. Vija fundore që kufizon një sipërfaqe nga çdo anë; pjesa ku përfundon diçka; anë, buzë. Skaji i fshatit (i qytetit). Në skaj të rrugës. Në skaj të arës (të pyllit).
    2. Cep, kënd. Në një skaj të dhomës (të oborrit). Skajet e tryezës. Në skaj të buzëve. Me skaj të syrit.
    3. Vend në pjesën më të largët nga një qendër, vend i veçuar e i shkëputur; cep. Edhe në skajet më të largëta të vendit. Në skaj të botës në një vend shumë të largët. Anë e skaj anekënd.
    4. Pjesë e mprehtë dhe e dalë përjashta e diçkaje, majë, thep. Gur me skaje. I rrumbullakosi skajet.
    5. fig. Caku më i tejmë i shfaqjes së një dukurie, shkalla e fundit, ekstrem. E çoi deri në skajin e tejmë.
    6. vjet. Term. Skajet teknike.

      Shprehje

      • Skaj më skaj në çdo anë, në çdo cep, kudo; cep më cep. I doli në skaj punës arriti ta kryejë mirë një punë, i doli në krye. Nuk ia dinte skajin mallit (pasurisë) ishte shumë i pasur.