Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SKANDAL

    m. sh.
    1. Ngjarje e pahijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror etj., që merret vesh nga të gjithë. Skandal i madh. Skandalet e shoqërisë borgjeze. Plasi një skandal. U zbulua një skandal.
    2. Zhurmë e madhe që bëhet në lidhje me një ngjarje të papëlqyer, që vete në kundërshtim me normat e moralin e shoqërisë. Shkaktuan një skandal të madh.
    3. Sjellje e pahijshme në shoqëri, zënie me britma e rrëmujë; veprim ose diçka që ngjall zemërimin e mospëlqimin e të tjerëve. Skandale rrugaçësh. Bënin skandale në rrugë. Ç’është ky skandal!