Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SKARË

    f. sh.
    1. Përdorëse kuzhine e përbërë nga disa shufra të holla hekuri, mbi të cilat piqet në prush mish ose peshk ose theket buka. Qofte të skarës. Pjek (thek) në skarë.
    2. Shufra hekuri ose pllaka me të çara për së gjati, mbi të cilat digjen drutë a qymyri në një furrë. Skara e furrës. I ndërroi skarën.
    3. Përdorëse prej shufrash metalike, që i vihet prapa biçikletës për të mbajtur sende të vogla. E vuri në skarë.
    4. Rrjetë e trashë prej shufrash metalike që vihet për të ndaluar kalimin e gjërave të ndryshme të një farë madhësie nga një vend në një tjetër më poshtë.