SKËRKË
f. sh.
- Shkëmb i thepisur e me maja të copëtuara; vend në mal me shkëmbinj të thepisur e të copëtuar; tokë malore e thatë e tërë gurë. Skërka të zhveshura. Skërkë me ferra (me gjemba). Punojnë edhe skërkat. Hipi majë një skërkë. U ngjitën dhitë nëpër skërka.
- Gropë a guvë mes shkëmbinjve të thepisur. Ra në një skërkë.
Shprehje
- Mori skërkat (rripat) shih te RRIP/Ë,~A. SKËRLEPË f. sh. Sklepë.