Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SKËTERRË

    f.
    1. fet. Sipas përfytyrimeve fetare: vend ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; ferr, xhehenem; kund. parajsë.
    2. fig. Kushte jete shumë të rënda dhe të padurueshme; vend me kushte të tilla. Skëterra fashiste. Jetë skëterrë. E kishin bërë vendin skëterrë.
    3. fig. Vend ku ka nxehtësi të jashtëzakonshme; pjesë e një fushe lufte ku zjarri është shumë i dendur. Atje ishte skëterrë.
    4. Errësirë e madhe.

      Shprehje

      • I zi skëterrë shumë i zi, i zi sterrë.