Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SKUFJE

    f. sh.
    1. Mbulesë koke e rrumbullakët prej pëlhure, prej leshi etj., që zbret deri te qafa dhe që puthitet mirë ose kapet me lidhëse. Skufje pambuku (leshi). Skufje fëmijësh. Skufje nate. Mban skufje.
    2. Mbulesë koke për të mbledhur e për të mbrojtur flokët gjatë punës, që e mbajnë punonjësit e shëndetësisë dhe të disa profesioneve të tjera. Skufje e gjatë. Skufje e bardhë. Skufje e mjekut (e gjellëbërësit).Vuri (hoqi) skufjen.