Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SKUQEM

    vetv.
    1. vet. veta III. Merr një ngjyrë të kuqe ose të kuqërremtë, bëhet i kuq. U skuq qielli. Skuqen gjethet në vjeshtë.
    2. vet. veta III. Merr një ngjyrë të kuqërremtë kur fillon të piqet (për frutat, perimet). Skuqen domatet (qershitë). Skuqet rrushi.
    3. vet. veta III edhe fig. Lyhet, njomet (me gjak). Rrugët u skuqën me gjak.
    4. vet. veta III. Merr një ngjyrë të kuqërremtë kur fërgohet në zjarr me yndyrë. U skuq mishi. U skuq qepa. Patatet nuk qenë skuqur mirë.
    5. vet. veta III. Nxehet në zjarr sa merr ngjyrë të kuqe (kryesisht për metalet). U skuq hekuri. U skuq masha (teli).
    6. Bëhem i kuq në fytyrë a në një pjesë tjetër të trupit nga ardhja e gjakut me shumicë në sipërfaqe për shkak të të ftohtit, të të nxehtit etj.; bëhem i kuq në fytyrë nga zemërimi, nga turpi ose nga një ndjenjë tjetër e fortë. Iu skuqën faqet (duart, gishtat). I janë skuqur sytë nga pagjumësia. I është skuqur gryka. Është skuqur shumë në diell. U skuq nga zemërimi (nga turpi). U skuq flakë (si piperkë). U skuq gjer te veshët a) u zemërua keq; b) i erdhi shumë turp; c) (nga gëzimi) u gëzua pa masë, i erdhi shumë mirë. Skuqej kur fliste. Skuqet e merr flakë zemërohet lehtë.
    7. E ndiej veten të turpëruar, më vjen turp për diçka. Skuqet kur mbetet prapa. Të mos skuqemi para shokëve! Nuk e ka për gjë, nuk skuqet fare. E bëj të skuqet e turpëroj, e bëj t'i vijë turp. As skuqet (kuqet) as verdhet (zverdhet) është i pacipë, s'di ç'është turpi.
    8. Pës. e SKUQ.

      Shprehje

      • Si skuqet faqja (fytyra) edhe poh. nuk e zë turpi, nuk ka turp, është i pacipë. Skuqet (fërgohet, tiganiset, cingariset) me dhjamin e vet shih te DHJAM/Ë,~I.