SKUTË I
f. sh.
- Cep i futur, vend i mënjanuar dhe i fshehtë; kënd, qoshe. Skutë e errët. Skutat e shtëpisë. Rri në një skutë. Gërmoi në të gjitha skutat. E kërkoi skutë më skutë. Flisnin qosheve e skutave flisnin prapa shpine.
- fig. Ana e panjohur, e thellë ose e fshehtë e diçkaje. Në skutat më të thella të zemrës (të shpirtit). Në skutat më të errëta të ndërgjegjes.