Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SPECIALITET

    m. sh.
    1. Degë e veçantë e një shkence, e teknikës a e një mjeshtërie; lëndë e posaçme që mësohet në një shkollë të lartë; puna për të cilën dikush ka marrë njohuri të veçanta ose është përgatitur posaçërisht. Specialitet i ngushtë. Provimet e specialitetit. Ka specialitetin mjek kirurg. Punon në specialitetin e vet. Ndërroi specialitetin.
    2. bised. Diçka për të cilën një njeri është shumë i aftë ose i vjen doresh shumë; zanat.