Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SPECIALIZOHEM

    vetv.
    1. Marr njohuri të posaçme e të thelluara në një degë të shkencës a të teknikës ose fitoj shprehi të veçanta në një mjeshtëri, përgatitem si specialist në një fushë të ngushtë. Është specializuar për pemëtari (për bletari). U specializua për sëmundjet e veshëve (për radiologji).
    2. vet. veta III. Merret me një degë të veçantë ose kryesisht me nxjerrjen a me përpunimin e një lloji të caktuar prodhimi. Është specializuar për rritjen e pambukut.
    3. Pës. e SPECIALIZOJ.