SPECIFIKIM libr.,
m. sh. spec.
- Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SPECIFIKOJ, SPECIFIKOHET. Specifikimi i modeleve. Në përputhje me specifikimet e fabrikës.
- Tabelë a listë ku shënohen me radhë veglat e pjesët që i përkasin një pajisjeje, karakteristikat kryesore të një makine etj. Specifikimi i armaturës. Specifikimi i aparaturës dhe i makinerisë.