Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SPEKTATOR

    m. sh.
    1. Ai që shkon posaçërisht në një teatër, kinema, stadium etj. për të parë një shfaqje artistike, një program, një ndeshje etj.; shikues. Spektator i rregullt. Duartrokitjet e spektatorëve. Vendet për spektatorët.
    2. fig. keq. Ai që është i pranishëm në një ngjarje, në një punë etj. dhe vështron pa u përzier e pa u shqetësuar për të; soditës, sehirxhi. Qëndrim prej spektatori. Nuk qëndruan spektatorë.