Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SPEKULIM

    m. sh.
    1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve SPEKULOJ, SPEKULOHET. Spekulimet me drithin. Spekulimet me tokat. Spekulimet në bursë. Lufta kundër spekulimeve dhe tregut të zi. Fushë spekulimesh e fitimesh për kapitalistët. Bënin spekulime. Merrej me spekulime.
    2. fig. Shtrembërim i së vërtetës, i fakteve etj. në dëm të dikujt, duke përdorur metoda të stërholluara e duke shfrytëzuar mirëbesimin e të tjerëve; dallavere, mashtrim. Spekulime politike. Spekulimet e klerikëve. Spekulimet e teoricienëve revizionistë.