Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    SPICË

    f. sh.
    1. Ashkël druri e hollë e me majë, cefël e vogël druri. Spica pishe. Kruaj me spicë. Iu ngul një spicë. I hyri një spicë në gisht (në thua).
    2. kryes. sh. fig. Fjalë që thuhen për të futur të tjerët në ngatërresa, fitme, kalla. Shtie (fut) spica. Hedh spica. Flet me spica hedh thumba kundër dikujt, përdor fjalë therëse.
    3. Secili nga drunjtë që lidhin bucelën me rrethin e rrotës së qerres, të karrocës etj.; rreze. Spicat e rrotës. Iu thye një spicë.
    4. vet. sh. Degë të holla për të ndezur zjarrin, karthje. Spica dëllinje. Solli ca spica.
    5. përd. mb. Që e ka majën të zgjatur e të hollë, me majë. I mbanin mustaqet spicë.
    6. përd. ndajf. Veshur me rroba krejt të reja e duke i mbajtur mirë. Vishet (rri, mbahet) spicë.

      Shprehje

      • I kalli spicat dikujt shih te KALL I.