Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    STABILIZATOR

    m. sh. spec.
    1. Pajisje që përdoret për të mënjanuar lëkundjet e tensionit dhe për t'iu dhënë rrymë të qëndrueshme aparateve të ndryshme elektrike (televizorëve, radiove, veglave matëse etj.). Stabilizatori i televizorit. Ndez (shuaj) stabilizatorin.
    2. Pjesa fundore e një predhe ose e një rakete, e përbërë prej disa fletësh, që shërben për të ruajtur drejtimin gjatë lëvizjes.