STABILIZOJ
kal.
- libr. E bëj diçka të qëndrueshme duke mënjanuar çrregullimet dhe lëkundjet e panevojshme a të dëmshme; vendos një gjendje të qëndrueshme. I stabilizoi çmimet. E stabilizoi gjendjen.
- E sjell në gjendje të qëndrueshme një dukuri ose një madhësi që lëkundet. Stabilizon temperaturën (tensionin, rrymën).
- I gjej dikujt një vend të përhershëm për të jetuar a punuar.