STATUT
m. sh.
- Përmbledhje parimesh, rregullash e normash, sipas të cilave ndërtohet dhe zhvillon veprimtarinë e vet një organizatë politike ose shoqërore, një shoqatë etj. Statuti i partisë. Rregullat (pikat) e statutit. Zbaton (shkel) statutin. Njeh dhe pranon statutin. Përcaktohet me statut.
- vjet. Rregullorja që drejtonte jetën dhe veprimtarinë e një esnafi zanatçinjsh; kanunore. Statuti i esnafit të tabakëve.
Shprehje
- Statuti themeltar kushtetuta.