Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    STAZH

    m.
    1. Koha e caktuar për të fituar përvojë e njohuri praktike në një punë a një specialitet (për nxënësit e studentët pas mësimit ose për dikë që fillon një punë). Stazhi në punë prodhuese. Një vit stazh në prodhim. Filloi (mbaroi) stazhin.
    2. Periudha që prej fillimit, kur dikush ka nisur të merret me një punë a me veprimtarinë në një fushë; koha që prej fillimit, kur dikush është pranuar dhe ka bërë pjesë në një organizatë politike e shoqërore. Stazh i gjatë (i shkurtër) në punë. Stazhi si radhitës (si mjek, si blegtor). Stazhi në parti (në organizatë).