STËR-
fjalëform.
- Parashtesë në fjalë të prejardhura 1. që tregojnë se diçka bëhet me tepri, ka madhësi të jashtëzakonshme ose është jashtë asaj që duhet (p.sh. i stërlashtë, i stërmadh, stërholloj, stërmundim etj.). 2. që shënojnë lidhje familjare me largësi përtej tre brezave (p.sh. stërgjysh, stërnip etj.).