Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    STËRLASHTË

    mb.
    1. Shumë i lashtë; shumë i vjetër; që i përket një kohe shumë të lashtë. Tokë e stërlashtë. Legjenda të stërlashta. Gjuhë e stërlashtë. Vegël e stërlashtë.
    2. Shumë i moshuar, shumë i lashtë në moshë. Plak i stërlashtë.
    3. mospërf. Shumë i vjetruar nga përdorimi etj. Një bravë e stërlashtë.