Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    STEKË

    f. sh.
    1. Shkop i gjatë dhe i drejtë, që vjen duke u holluar në majë, ku ka një tapë sholle, me të cilin goditen bilat në lojën e bilardos. Stekë bilardoje. I ra me stekë. Lyen (fërkon) stekën me shkumës.
    2. sport. Shkop i hollë prej druri ose metali, që vihet në një lartësi të caktuar në dy mbështetëse për ta kapërcyer pa e rrëzuar në kërcim së larti ose në kërcim me shkop; thupër. Kapërceu stekën. Rrëzoi (preku) stekën. I ndërroi lartësinë stekës.
    3. sport. Secili nga të dy shkopinjtë e hollë me një rreth të vogël afër majës, që përdoren nga skitarët për t'u mbajtur e për të ecur me shpejtësi. Rrëshqitje me steka (pa steka).
    4. mjek. Dërrasë ose rrip prej metali etj., që përdoret për ta mbajtur të palëvizur një kockë të thyer deri sa të ngjitet; gëzhdallë. I vunë steka. E lidhi (e shtrëngoi) me steka. Me këmbën e djathtë në steka.
    5. Lloj karfice për të mbajtur të mbledhur flokët. I zë leshrat me steka.

      Shprehje

      • Stekë bilardoje shak. njeri shumë i gjatë e i hollë.