STERROJ
kal.
- E nxij shumë, e bëj të zi pisë; e errësoj. E ka nxirë, e ka sterruar. Retë sterronin qiellin.
- fig. bised. E prish keq, e nxiros, e katranos diçka. E ka prishur, e ka sterruar fare.
- jokal. Nxin shumë, duket i zi pisë. Sterronte tavani nga bloza.
- jokal. fig. Ngrysem në fytyrë; dukem shumë i zymtë nga zemërimi, inati etj. Nxinte e sterronte.