SYZE
If. sh.
- Dy xhama të posaçëm në kornizë metali a plastike, që vihen para syve për të parë më mirë ose për të mbrojtur sytë nga drita e fortë: syze optike; syze dielli; syzet e metalurgut; mban syze.
Shprehje
- Sheh me syze të errëta e nxin diçka (një vepër, një punë etj.) të dikujt tjetër; i ka vënë syze (gjyzlykë) (dikujt) përpiqet ta mashtrojë.
IImb.
- Që fërgohet pa e rrahur e është si sy (për vezën).