Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TAFT

    m. bised.
    1. Erë e qelbur që vjen menjëherë e të shpon hundën, kundërmim i keq, erë e rëndë. Tafti i mykut (i benzinës). E zuri tafti i qymyrit.
    2. Afshi i zjarrit ose i diçkaje tjetër të ngrohtë; afsh i ftohtë; valë ajri, avulli, tymi etj. Taft i ngrohtë (përzhitës). Tafti i zjarrit. Tafti i acarit.
    3. vjet. Froni mbretëror; shkallë e lartë në qeveri, në një punë etj. Tafti i mbretit. Hipi më taft.

      Shprehje

      • Tafti-bafti! le të dalë ku të dalë, le të bëhet si të dojë; ta provoj një herë me shpresë se do të dalë mirë.