Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TALENT

    m. sh.
    1. Veti natyrore e veçantë që ka një njeri për ta rrokur e përvetësuar diçka shpejt e lehtë, dhunti e aftësi për të bërë diçka shumë mirë e në mënyrë krijuese; zotësi e veçantë që e shquan një njeri në një fushë të caktuar. Talent artisti (organizatori). Ka talent për muzikë (për gjuhë, për matematikë...). Është me talent. Kërkon talent. Një herë talent e dhjetë herë punë. fj.u.
    2. Njeri i talentuar. Talente të reja (të pazbuluara). Takimi i talenteve. Është talent. Kanë lindur shumë talente.