Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TAPË

    f. sh.
    1. Lëndë shumë e lehtë, që nxirret nga lëkura e disa drurëve (sidomos nga një lloj lisi) dhe që përdoret për shtupa, për shollë këpucësh, për rrjetat e peshkimit etj.; një copë nga kjo lëndë. Dru tape. bot. dru, nga i cili nxirret kjo lëndë. Lisi i tapës. Copa tape. Taka prej tape. I vuri rrjetës tapat. Zë të çarat me tapë.
    2. Shtupë mbyllëse zakonisht për shishe, që bëhet nga kjo lëndë ose prej druri, prej gome, prej plastike etj. Tapë druri (llastiku). Tapa e shishes (e shtambës, e bucelës). Nxjerrëse tapash. I hoqi (i vuri) tapën. Mbyll me tapë. I ka dalë tapa.
    3. Mjet shpëtimi nga mbytja, që zakonisht lidhet në mes si brez dhe që përbëhet prej kësaj lënde ose prej një lënde tjetër të lehtë. Tapë shpëtimi. I hodhi tapën. Ngjeshi tapën në brez.
    4. Diçka që zë vend e ngjishet diku dhe s'lë të dalë a të lëvizë diçka tjetër. Tapë dheu. Pastrimi i tapave të rërës.
    5. përd. mb. fig. bised. I dehur keq, i pirë sa nuk e mbajnë këmbët. U bë tapë. Erdhi tapë në shtëpi.

      Shprehje

      • Është tapë (tapë topi) thjeshtligj., tall, i trashë nga mendja, që nuk kupton asgjë, që nuk merr vesh fare; që nuk ka fare njohuri për një fushë a për një çështje të caktuar. I vuri tapën (shtupën) gojës shih te SHTUP/Ë,~A. Është si tapa në shpinë të detit keq. s'është i zoti të zërë një vend e të qëndrojë, s'qëndron dot në një vend.