TE
Ilidh.
- Kur: tek punonte, dëgjoi një zë.
- Ku: tek buron uji i ftohtë, atje janë mendtë e mia.
IIndajf.
- Përdoret midis dy fjalive si fjalë lidhëse me vlerën e një përemri lidhor me parafjalë: kujto vendin te ke lerë!
- Ku: ja tek është.
- Si, qysh: si e tek është?
IIIparafj.
- (r. e.) 1. së bashku me një emër shënon njeriun, vendin a sendin ku ndodhet ose drejt të cilit lëviz dikush a diçka, ku kryhet një veprim etj.: te shtëpia; shkoi tek i ati (tek e ëma). 2. në bashkëvajtje me parafjalën nga dhe me emra a përemra tregon se për ku drejtohet ose ku kalon një veprim: nga njëri tek tjetri; nga ajo kohë te kjo kohë.