TËHU
ndajf. bised.
- Prej andej këtej, nga ajo anë në këtë anë, në anën ku ndodhemi; në këtë drejtim, drejt nesh; kund. tutje. Eja (afrohu) tëhu! Bëri (erdhi) me tëhu! Shih tëhu! Shkon (ecën, lëviz) tutje e tëhu.
- Që nga ajo kohë e këtej, që nga ajo kohë e më vonë, pas asaj kohe. Që nga Çlirimi e tëhu.