Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TËMBËL

    If. kryes. sh.
    1. Ëmbëlsirë. Bëri një tëmbël. I pëlqejnë tëmblat.
    IIm.
    1. anat. Fshikëz e ngjitur me mëlçinë e zezë, e mbushur me një lëng shumë të hidhur me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, i cili kullon në zorrë dhe ndihmon për të tretur ushqimet; lëngu i kësaj fshikëze, vreri. Fshikëza (qeska) e tëmblit. Ka gurë në tëmbël. Vuan nga tëmbli. I plasi tëmbli. Ishte i hidhur si tëmbli.
    2. përd. mb. Shumë i hidhur, helm. E kam gojën (gjuhën) tëmbël.

      Shprehje

      • Më plasi tëmblin dikush a diçka shih te PLAS.