Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TËRËSI

    f. sh.
    1. Grup sendesh a dukurish të një lloji, që lidhen ngushtë ndërmjet tyre dhe merren së bashku si një e tërë e pandarë ose si një njësi e vetme. Tërësia e sendeve (e dukurive). Tërësia e ngjarjeve. Tërësia e arritjeve. Tërësia e problemeve. I parë (i kundruar) në tërësinë e vet.
    2. Të qenët një e tërë e vetme, të qenët një e tërë e pandarë dhe e paprekshme; vetia e asaj që përbën një të tërë të vetme. Tërësia tokësore. Tërësia e kulturës. Ruajtja e tërësisë.

      Shprehje

      • Në tërësi në përgjithësi, në vija të trasha.