Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TËRHIQEM

    vetv.
    1. Largohem prej dikujt a prej diçkaje duke lëvizur prapa ose anash, zmbrapsem a bëhem mënjanë. U tërhoq prapa (mënjan). U tërhoq menjëherë. U tërhoq shpejt (ngadalë).
    2. Hiqem zvarrë, hiqem rrëshqanthi; zvarritem. U tërhoq këmbadoras (barkas, ijas).
    3. fig. E lë një punë të nisur, i largohem për shkak të vështirësive; heq dorë nga një mendim i mëparshëm, nga një urdhër i dhënë etj. U tërhoq para vështirësive. Ai nuk tërhiqet. U tërhoq vetë.
    4. usht. Zmbrapsem në mënyrë të organizuar me luftim nga një vijë në tjetrën, për t'u ruajtur nga kundërshtari ose për qëllime të tjera taktike. U tërhoqën nga pozitat e mëparshme. U tërhoqën në vijën e dytë të mbrojtjes.
    5. fig. Jepem shumë pas diçkaje, më bën për vete diçka, më pushton me gjithë forcën, thithem prej saj. Ishte tërhequr pas muzikës (pas këngës, pas filmit). Tërhiqej pas bukurive të natyrës. U tërhoqën pas bisedës.
    6. Pës. e TËRHEQ.