Skip Navigation or Skip to Content
X
TËRTHORE f.sh.
1. Ana a vija e jashtme, rrethina e një qyteti a e një fshati. Tërthorja e qytetit. Hynë në tërthoren e fshatit.
2. Rrugë, që shkon me dredha nëpër një mal a kodër dhe që ngjitet drejt majës, rrugë e tërthortë. Tërthore e ngushtë (e gjerë). U ngjit në tërthore. I ra tërthores.
3. bised. Vija e lakuar e kupës së qiellit, kupa e qiellit. U nxi tërthorja. Dielli u ngjit në tërthore.
4. anat. Diafragma. Tërthorja e barkut. TËRTHORËSE f. sh. Tra i trashë rreth dy metra i gjatë, i përpunuar dhe i lyer me një lëndë të veçantë, që shtrohet paralel me të tjerë e shërben për të vendosur mbi të shinat e hekurudhës, traverse, kryqësore. Mbërtheu tërthorësen. Shtroi tërthorëset.