Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TEJENDANË

    1. I. ndajf. 1. Në të gjithë vendin, në të gjitha anët, kudo; nga njëra anë në anën tjetër, ngado. Përhapet (dëgjohet, kumbon, shkon) tejendanë. Gjelbëron fusha tejendanë. U ndriçua (vendi) tejendanë. I ra pyllit tejendanë.
    2. Krejt, plotësisht, tërësisht; nga fillimi deri në fund, pa asnjë përjashtim; vazhdimisht, gjithmonë. Përshkohet tejendanë nga ideja (nga mendimi, nga fryma, nga qëllimi). Kështu ka qenë tejendanë. II. parafj. Përdoret me një emër të rasës rrjedhore, me kuptimin «në të gjitha anët, nga njëri skaj në skajin tjetër». Tejendanë atdheut (fushës, pyllit, detit).