TEJFUNDOR
mb. gjuh.
- Që është e treta nga fundi (për rrokjen); që bie mbi rrokjen e tretë para fundit (për theksin); që e ka theksin në rrokjen e tretë që nga fundi (për fjalën). Rrokje tejfundore. Fjalë me theks tejfundor. Fjalë tejfundore. TEJKALIM m. sh. 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve TEJKALOJ, TEJKALOHET. Tejkalimi i planit. Tejkalimi i automjeteve lejohet vetëm nga e majta.
- Sasia e sendeve të prodhuara mbi planin, ajo që është bërë mbi parashikimet, mbi normat etj. Tejkalime të mëdha (të rëndësishme). Tejkalimet e muajit.