TEK
Ilidh.
- Kur: tek punonte, dëgjoi një zë.
- Ku: tek buron uji i ftohtë, atje janë mendtë e mia.
IImb.
- Që përmban a që nxë vetëm një pjesë, një njësi etj.; që është vetëm për një; që është një i vetëm: kobure teke kobure me një fishek; raki teke raki në një masë të caktuar.
- mat. Që nuk plotpjesëtohet me dy; që shënohet me numrin një ose me një numër tjetër joçift; kund. çift: numër tek; shtiem tek a çift hedhim short, duke nxjerrë secili në të njëjtën kohë aq gishta sa dëshiron; fiton ai të cilit i del numri i zgjedhur.
- Si em. -u m. një i vetëm.
IIIndajf.
- Përdoret midis dy fjalive si fjalë lidhëse me vlerën e një përemri lidhor me parafjalë: kujto vendin te ke lerë!
- Ku: ja tek është.
- Si, qysh: si e tek është?
IVndajf.
- Vetëm: erdhi tek erdhi vetëm; tek e tek një e nga një.
Vparafj.
- (r. e.) 1. së bashku me një emër shënon njeriun, vendin a sendin ku ndodhet ose drejt të cilit lëviz dikush a diçka, ku kryhet një veprim etj.: te shtëpia; shkoi tek i ati (tek e ëma). 2. në bashkëvajtje me parafjalën nga dhe me emra a përemra tregon se për ku drejtohet ose ku kalon një veprim: nga njëri tek tjetri; nga ajo kohë te kjo kohë.