Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TEL

    m. sh.
    1. Fill i hollë metali; fill ari ose argjendi, që përdoret për qëndisje; kryes. sh. vjet. fije të holla të praruara me të cilat stolisnin nusen: vuri telat u stolis si nuse; sikur po vë telat shumë po vonohet.

      Shprehje

      • I bie po atij (një) teli vijon me të njëjtën mendje, thotë po ato gjëra; i bie po atij avazi; i ranë telat u hidhërua; iu drodhën telat e zemrës edhe iron., u prek shumë, u mallëngjye; ia gjeti (ia preku) telat (dikujt) u soll ashtu si e donte ai, ia gjeti zemrën; i kanë gjetur (i kanë lidhur; i kanë rregulluar) telat bashkë kuptohen a merren vesh mirë njëri me tjetrin, kanë rënë në marrëveshje; (është) për t'i hedhur telat është shumë e bukur; e luan në tel (dikë) e sjell vërdallë, bën si të dojë me të; e preku në tela e preku në pikën më të dobët; në një tel i bie jongarit thotë të njëjtën gjë, i bie fyellit në një vrimë.