Kalo te përmbajtja
Fjalor Shqip

Fjalor i gjuhës shqipe

    TEMP

    m. sh.
    1. Shpejtësia, me të cilën bëhet diçka, shkalla e shpejtësisë së lëvizjeve, të zhvillimit etj. të diçkaje, ritëm. Temp i lartë (mesatar, i ngadalshëm, i ulët). Temp ushtarak(revolucionar, luftarak). Tempi i industrializimit (i elektrifikimit, i ndërtimit). Tempi i punës. Tempi i luftës (i sulmit, i mësymjes,i krizës). Tempi i lojës. sport. Tempi i frymëmarrjes (i ligjërimit). Me tempin e të rinjve. Me tempin e kohës. Punon me temp të shpejtë. Nuk e ulën tempin.
    2. muz. Shkalla e shpejtësisë, me të cilën luhet një pjesë muzikore a një valle, ritëm; fjala që shënon këtë shkallë. Temp i shpejtë. Tempi i këngës (i valles).