TENEQE
f. sh.
- Fletë e hollë hekuri e veshur me një shtresë shumë të hollë kallaji, që mund të punohet lehtë dhe që përdoret për të bërë enë të ndryshme etj. Enë (kuti, kovë, arkë) teneqeje. E bëri me teneqe. Pres teneqenë.
- bised. Enë, kuti, arkë etj. e bërë nga kjo fletë. Teneqe e vjetër. Teneqe e shpuar. Teneqe djathi (gjalpi). Teneqeja e vajgurit. Teneqeja e plehrave. Teneqe për të ujitur.
- E morën me teneqe i varën teneqenë. I varën (i vunë) teneqenë (legenin) dikujt mospërf. a) e tallën para të gjithëve, e vunë në lojë, e bënë për pesë para; b) e dëbuan, e ndoqën duke e tallur.