TERMOMETËR
m. sh.
- Vegël, që përbëhet nga një fushë e shkallëzuar dhe nga një gyp i hollë qelqi me një fole në fund të mbushur me zhivë ose me një lëng tjetër dhe që shërben për të matur temperaturën. Termometër mjekësor. Termometër me zhivë (me alkool). Termometër muri. U thye termometri. Termometri shënon 25°C. Vë termometrin. Mat me termometër.