TERS
Imb. bised.
- Që të sjell gjoja prapësi, të këqija etj. Numër ters. Ishte ters.
- Që shkon keq, që nuk shkon mbarë; jo i mbarë. Ditë terse.
- Që bën prapësi, që nuk rri dot i qetë, i prapë; që nuk shkon mirë me të tjerët, i tillë, që s'merresh dot vesh me të. Njeri ters. Është terse në gojë.
- Përd. em. sipas kuptimeve 1, 3 të mbiemrit. Ters i madh.
Shprehje
- Tersi i Pojanit thjeshtligj. njeri që gjithnjë e për çdo gjë shfaq mosbesim, njeri që gjithnjë ndjell keq.
IIndajf. bised.
- Keq, jo mbarë, jo mirë; kund. mbarë. Filloi (shkoi, vajti) ters puna (dita).
- Keq, mbrapsht, jo drejt, jo ashtu si është a si duhet, së prapi. E kuptoi ters. Foli ters. Ia mori (për) ters fjalët. E kapi kalemi për ters dikë e kanë zënë keq me të, i bien më qafë e nuk e lënë të përparojë.