TESHË
f. sh.
- vet. sh. Rrobat; veshjet, ndërresat. Tesha të vjetra (të reja). Teshat e shtatit. Tesha pune. Varëse teshash. Lau (hekurosi, bëri gati)teshat. Bleu një palë tesha.
- vet. sh. Plaçkat e shtëpisë, orenditë. Ka shumë tesha.
- vet. nj. Qime, plaçkë e vogël a lëmishte, që të hyn në sy. I hyri një teshë në sy.
- vet. nj. krahin. Agërshak. U thye tesha.
- vet. sh. hist. Enë balte a sende të tjera, që i viheshin të vdekurit të varr.
Shprehje
- Shkoi tek teshat shkoi në varr, vdiq. Me tesha e kotesha shih te KOTESHA,~T.